Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njofton se tre persona kanë marrë lëndime të rënda.
“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda.
Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, u shpreh ai.