LDK paditë KEK-un dhe Komisionin Vlerësues: Me VV-në tashmë shihemi edhe nëpër gjyqe

Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deponuar kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEK , kryesuesit të komisionit vlerësues si dhe të anëtarëve të këtij komisioni, pas punësimit të 128 njerëzve që dyshohet se janë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Shkëmb Manaj nga ky subjekt politik ka thënë se ky kallëzim penal është thirrje për drejtësi, për të gjithë ata kandidatë që aplikuan në pozitat në KEK e nuk u morën parasysh.

Sipas tij LDK, betejën politike me partinë në pushtet VV do ta nis edhe me padi nëpër gjykata .

“Po ju njoftojmë se LDK ashtu siç a tha Lumir Abdixhiku LDK ka deponuar një kallëzim penale në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë me konkursin në KEK dhe ky kallëzim penal është thirrje për drejtësi për të gjithë ata kandidat 4600 që iu kanë shkelur të drejtat e tyre”, tha ai.

Sipas tij LDK qysh nga fillimi ka ngritur shqetësimin, se partia në pushtet VV po kap institucionet e Kosovës, sidomos ato që janë të pavarura.

“LDK gjatë gjithë vitit ka organizuar konferenca për këtë dhe rrafshin politik ka shprehur shqetësimin se VV po kap institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike dhe kjo po shihet se ka qenë nëj realet, mirëpo edhe përkundër kësaj VV edhe sot edhe asaj dite nuk po ndalet. Kemi vendosur që përkundër betejës politike të vendosim edhe një rrafsh tjetër betejën ligjore dhe ky kallëzimin penal është kundër menaxhmentit të KEK, kryesuesit dhe anëtarëve të komisionit të këtij konkursi publik. Është thirrje për drejtësi, thirrje për ndalje të keqpërdorimeve dhe thirrje për ndalje të nepotizmit dhe të militantëve të VV”, ka thënë ai.