Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një konference për media ka kërkuar nga të gjitha institucionet e pavarura dhe nga KQZ-ja që të mos ndikohen nga kërcënimet.
Përfaqësuesja e LDK-së, Ardita Dushi, në këtë konferencë tha se “dje është kërcënuar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe ky është institucion i pavarur që nuk guxon të cënohet në punën e tij.
Ajo tha se kërcënimi është shkelje kushtetuese dhe “ky institucion është kërcënuar nga ata që janë të obliguar sipas kushtetutës të sigurojnë funksionim të pavarur dhe kushtetues”
Tutje, sipas LDK-së kjo është “ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një partie politike”
“Për herë të parë në Kosovë që nga viti 1999 ndodh një kërcënim i tillë dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e punës së KQZ-së”, u tha tutje në këtë konferencë.