Latifi merr pjesë në një konferencë shkencore në Nju Jork, tregon planet për shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka shpalosur planin e tij të transformimit të Shëndetësisë së Kosovës në Valhalla të Nju Jorkut, në konferencën shkencore të 19-të  në “Louis R.M. Del Guercio”, ku më parë Latifi ishte kryeshef i Departmenentit të Kirugjisë.

​Në këtë konferencë, Latifi mbati ligjëratën kryesore të këtij takimi vjetor shkencor me titull: “Zbutja e pabarazisë shëndetësore dhe transformimi i shëndetësisë së Kosovës, përmes Qendrave Klinike të Ekselencës”.

​Gjatë këtij prezantimi, Latifi foli për sfidat e rindërtimit të sistemit shëndetësor të një vendi në tranzicion.

Ai tha para të pranishmëve se ri-ndërtimi i shëndetësisë së Kosovës duhet të bëhet në bazë të dhënave shkencore dhe kërkesave klinike si dhe në bazë të gjetjeve studimore, analizave të shumta të bëra nga agjenci të ndryshme studimi, përfshirës edhe ato ndërkombëtare.

​Ministri Latifi është takuar edhe me Profesorin e Touro University,  Dr. Salomon Amar, ku të dy biseduan për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore, si dhe çështje të tjera të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Universitetit Toro, duke involvuar edhe kompanitë bio-teknologjike të Izraelit dhe institucionet e tjera.

​Ministri Latifi, në kuadër të kësaj vizite të para zyrtare në SHBA, do të viztojë të hënën më 9 maj spitalin Ushtarak Walter Reed dhe Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington.