Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama i ka thënë ministres së Jashtme, Donika Gërvalla se në politikën e jashtme nuk thuhet të metat e Kosovës pasi atë e bëjne Serbia dhe Rusia.
Lama përmes një statusi në Facebook ka thënë se nëse si Gërvalla si kryediplomate i thotë të metat e vendit atëherë ambasadorët e saj i vendos pas murit.
“Ne politiken e jashtme nuk thuhen te gjitha te metat per vendin tend sepse ka kush t’i thote; ate e bejne kundershtaret e ne rastin e Kosoves armiqte shume te ashper e te fuqishem si Serbia e Rusia. Nese i thua, ua ke mbyllur gojen te gjithe ambasadoreve te tu, i ke vene me shpatulla pas murit perballe kundershtareve”, ka shkruar ajo.
Tutje, ish-deputetja, Lama ka thënë se Gërvalla duhet ta mbrojë Kosovën sa i përket Gjykatës Speciale.
“Gjykata Speciale nuk eshte pune e jotja. Kur shteti yt do te sulmohet per kete, duhet ta mbrosh, duke thene se Kosova ka treguar gadishmeri per denimin e krimeve te luftes duke e themeluar kete Gjykate, jo duke fajesuar ata qe e miratuan. Ketu duhet te distancohesh nga qendrimi i Levizjes Vetevendosje qe mendon se themelimi i saj ishte gabim. Kosova duhet te pastrohet nga akuzat”, ka shkruar ajo.
\RTV-Okarina\