Ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik në vitet e 60-ta nën organizaten vuajtjet kombëtare, Bislimi Bislimi nga fshati Prekazi i Komunës së Skenderajit.
Lajmin për vdekjen e Bislimit e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i tij, Ilir Meha, nëpërmjetë rrjetit social facebook.
Shumë familjarë e miq të familjës Bislimi kanë shkruar në Facebook për të, duke e përshkruar si person të mirë e atdhetarë.
Postimi i plotë
Lajm i hidhur
Vdes Bislim ( Tahir ) Bislimi nga Prekazi , shok i babait tim, e bashkë i burgosur politik në vitin 1959-tën nën organizaten vuajtjet kombetare .
Qofsh i xhenetit kusheriri im…të qoftë dheu i lehtë i Kosovës…