Lajmi i hidhur për Klinën e Mesme, vdes mergimtari dhe humanisti

Ka ndërruar jetë, Sejdi Ajeti nga fshati Kline e Mesme të Komunës se Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë doktorri Fahri Shabani nëpërmjetë rrjetit social facebook.

Ai e ka përshkruar të njserin si person qe ka kontribuar shumë për vendin, punëtor dhe humanist i cili kishtë ndihmuar shumë familje në këto treva.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të dhëndrrit tim Sejdi Ajeti.

Sejdiu ishte mërgimtar i gjeneratave të hershme,që  kontriboi shumë për familjen dhe vendlindjen e tij.

Ishte njeri i mirë,punëtor dhe humanist.

Në të gjitha periudhat e vështira që kaloi Kosova, shumë familje në Kosovë,përfshi edhe familjen time,u ndihmuan fisnikërisht nga ky mërgimtar i nderuar!

Do ta kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë me  respektin dhe mirënjohjen e merituar!