Lajm i mirë për studentët dhe punëtorët e sektorit privat

Sot hapet aplikimi për 100 eurot e qeverisë për këtë kategori

Sot gjatë ditës pritet të hapet aplikimi për 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për sektorin privat dhe studentët, raporton Zeri.info.

Aplikimi do të bëhet përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Nga ATK-ja kanë konfirmuar për “Zërin” se aplikimi do të hapet sot dhe janë duke punuar në këtë drejtim, për çka zyrtarisht do të njoftojnë gjatë ditës, sapo linku për aplikim të jetë gati.

Ndryshe, disa media kanë publikuar lajmin se është hapur aplikimi dhe kjo ka bërë që për shkak të ngarkesës së madhe të bjerë edhe faqja zyrtare e ATK-së (atk-ks.org). /Zëri