Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Gjermani

 

 

 

Të mërkurën (06.07) kabineti qeveritar gjerman vendos për paketën e parë të reformës së migracionit. Projektligji i Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon futjen e një të ashtuquajturi “shans për të drejtë qëndrimi”.

Kjo u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi. Migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) –  do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani./rtvokarina/