Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re Sherif Mangjolli nga Mikushnica

 

Ka vdekur në moshë mjaft të re Sherif Mangjolli, i cili punonte në qytetin e Mitrovicës.

I ndjeri vuante nga një sëmundje, e cila edhe u bë shkak i vdekjes sipas familjarëve të tij, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë një familjar i tij përmes një postimi, polici i njohur Vehbi Mangjolli, i cili ka njoftuar se varrimi do të bëhet nga ora 17:00 në lagjen Magjolli të fshatit Mikushnicë të Skënderajt.

Postimi i plotë:

Pas nje smundje te shkurt ndrroj jetë djali i axhes Sherif Mangjolli,vorrimi bëhet ne ora 17:00 ne varrezat e lagjes Mangjolli.