Lajm i hidhur: Vdes gruaja nga Llausha, Naxhie Lushtaku-Rreci

 

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se ka vdekur vajza e axhës së tij.

Ai e ka përshkruar si grua e nënë të shkëlqyer.

Postimi i plotë:

Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare vajza e axhës, Naxhie Lushtaku-Rreci. Ajo ishte grua e dashur e nënë e shkëlqyer. Përveç mallit e zbrazëtisë, ajo po lë pas fëmijë të mrekullueshëm të cilët i rriti e edukoi me nder e krenari.

Pushoftë në paqe!