Është ndarë nga jeta drejtori i Urbanizmit në komunën e Klinës, Aziz Desku. Lajmin për këtë e ka dhënë sot kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka njoftuar që sot me fillim nga ora 13:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për të, do të mbahet mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së atdhetarit dhe intelektualit Aziz Desku, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Siqevë në orën 16:00″.
Njoftimi i plotë.
“E nderuar familje Desku,
Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj e të bashkëpunëtorit tim, drejtorit të Financave në komunën e Klinës, z. Aziz Desku.
Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Azizin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Azizi do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë, urtësinë dhe sinqeritetin.
Ne do ta kujtojmë përherë për kontributin që ka dhënë në komunën e Klinës dhe për vlerat e larta njerëzore.
U prehtë në paqe!
Sot, me fillim nga ora 13:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për të, do të mbahet mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së atdhetarit dhe intelektualit Aziz Desku, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Siqevë në orën 16:00”.