Lajm i hidhur: Ky është daja i deputetit të VV-së që humbi jetën në aksidentin e rëndë të hënën në Rahovec
••••
Një person të hënën ka vdekur në një aksident trafiku në Rahovec.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka njoftuar se viktima është daja i tij.
Në këtë aksident ishte lënduar edhe një tjetër person.
Dy ditë pas, deputeti Korenica ka publikuar një foto me dajën e tij ku ndër të tjera shkruan:
Qofsh nën mëshirën e Zotit tënd që i ke bërë sexhde me përkushtim!
Tutje, ai ka falënderuar gjithë personat që i qëndruan afër familjes këto ditë.