Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të vijë në Kosovë ku do të qëndrojë për vizitë dyditore.
Klankosova.tv ka mësuar se ai pasdite do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, por akoma nuk dihet ora e saktë e takimit.
Ndërsa, nesër Lajçak do të takohet edhe me krerët e partive politike të vendit.