Sot dhe nesër delegacionet e Kosovës dhe Serbisë për dialog, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, do të zhvillojnë takime në Bruksel.
Lidhur me këtë është deklaruar përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se në takimet me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të raundit të ri të bisedimeve të nivelit teknik janë disa çështje urgjente që do të diskutohen.
“Sot dhe nesër do të takohem me delegacionet nga Kosova dhe Serbia të udhëhequra nga kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ka shumë çështje urgjente që do të diskutohen dhe unë pres që të gjej mirëkuptim të përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
\RTV-Okarina\