Lajçak: Jemi gati ta vazhdojmë dialogun, sa më parë që është e mundur të ndërtohet qeveria

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është shprehur se BE-ja është e bindur se një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve është absolutisht e mundur që të ndodhë.

“Është në interes të tyre, në interes të mbarë rajonit dhe natyrisht në interes të Bashkimit Evropian, gjithashtu”, është shprehur Lajçak për “Danasin”.

Ai ka shtuar se BE-ja dhe SHBA-ja “kanë një histori të gjatë dhe produktive të bashkëpunimit të ngushtë me Ballkanin Perëndimor, sikurse edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë -Serbi.

Lajçaku është pyetur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator midis Kosovës dhe Serbisë.

 

 

“Është pyetje për administratën amerikane (nëse do të zbatohet marrëveshja). Ua kujtoj se BE-ja është ndërmjetësues në dialog. Kjo nuk nënkupton se më imponohet diçka, por që ne ndërmjetësojmë bisedimet në mënyrë që të gjendet zgjidhja e përbashkët e pranueshme me elemente për marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim”.

“Porosia e BE-së është e qartë: Jemi gati që ta vazhdojmë dialogun që është ndërprerë në dhjetor, sa më parë që është e mundur që të ndërtohet qeveria. Jam i gatshëm për të udhëtuar në këtë rajon dhe për t’u takuar me negociatorët për aq sa lejojnë kushtet”.

“BE-ja ka thënë qartë se nuk ka alternativë përveç dialogut për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Ndryshe, vazhdimi i dialogut pa shtyrje të mëtejshme është në interes të të gjithëve”.

/RTV-Okarina/