Franca është bërë vendi i tretë në Evropën Perëndimore, e cila e ka kaluar numrin e 100 mijë vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19.
Ky shtet regjistroi edhe 286 viktima të tjera ditën e djeshme, dhe kështu e ka kapërcyer pragun.
“Ne nuk do ta harrojmë asnjë fytyrë, asnjë emër. Që nga fillimi i pandemisë, 100 mijë gra e burra francezë i janë nënshtruar virusit. Të gjithë bashkëndjejmë me familjet e tyre, të dashurit e tyre, për fëmijët që kanë humbur një prind ose gjysh, vëllezërit e motrat, miqësitë”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë të vetmet vende të tjera në Evropën Perëndimore që kanë shënuar një numër të vdekurish me gjashtë shifra.
Por, vendet e tjera evropiane, përfshirë Portugalinë dhe Belgjikën, kanë nivele më të larta vdekjes nga koronavirusi në krahasim me numrin e popullsisë.
Shumica dërmuese e 100 mijë vdekjeve në Francë ndodhën gjatë valëve të dyta dhe të treta të pandemisë pas tetorit të vitit të kaluar, e nxitur nga rritja e një variant më ngjitës i virusit, i gjetur fillimisht në Britani të Madhe.
/RTV-Okarina/