Ky është snajperisti gjermano-amerikan që sherbeu krah Agim Ramadanit

Ushtari i UÇK’së me nënë gjermane dhe baba amerikan Spath ishte pjesë e brigadës 138 në Koshare, krahpërkrah me Agim Ramadanin e të tjerë. Ai vetëm gjatë Iuftës në Kosovë ishte i pIagosur tri herë. Snajperisti ka kohë që ka marrë edhe pasaportën nga Kosova.

Ai është ndjerë shumë keq kur ka lexuar qindra komente ofenduese për disa komandant.

“Më lejoni t’ju them, gaboheni që bëni kështu, pa ata komandantë, ushtarë, UÇK’në, dhe shumë faktorë të tjerë nuk do të ishit në gjendje t’i bëni ato deklarata. Gjermanisë iu deshën gati 30 vjet pas Luftës II Botërore për t’u zhvilluar, Kosovës iu deshën 20 vjet, Kosova po shkon përpara!” kishte thënë Mike Spath, ish ushtar i UÇK’së .

Mike Spath nga kuvendi komunal i Mitrovicës është shpallur “ Qytetar nderi i Mitrovicës” mirëpo një vit më herët Spath ishte dekoruar edhe nga Presidenti i atehershem i vendit, Hashim Thaçi me Urdheri “Luftetari i Lirisë – Adem Jashari” për trimëri në lIuftën për liri.