Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një 62-vjeçar dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Rajoni ka mesuar se personi i goditur nga rrufeja është Xh. Babaj.
Emergjenca ka pranuar thirrje për ndihmë pasi ai ndodhet pa ndjenja në oborrin e tij.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku i kanë ofruar 62-vjeçarit ndihmën e parë dhe me urgjencë e kanë nisur për në spitalin rajonal në Mitrovicë.