Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se personi që ka dhunuar të miturën është Fabian Shabani
Ndaj Shabanit, Prokuroria Themelore në Pejë tanimë ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.