Gjatë ditës se djeshme e raportua se një person kishte rënë në lumin Drini i Bardhë në fshatin Daiq të komunës së Klinës.
Ekipi i policisë bashkë me zjarrëfikësit dhe FSK-në, kishin dalë në vendin e ngjarjes për ta nxjerrë nga lumi Vesel Kryeziu nga Mleqani me vendbanim në Klinë, që u gjet pa shenja jete.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se mjeku ka konstatuar vdekjen e tij dhe trupi i të ndjerit është dërguar për oduksion.