Fshati Vërbicë e Zhegocit, komuna Gjilan e cila gjendet në një lartësi mbidetare prej rreth 1100 metra, shkruan Republika Online.
Hasim Halili, banor i këtij fshati, merret me mbarështimin e rreth 430 krerë dhi, 140 dele dhe 30 krerë lopë, nga të cilat po ka mjaftë përfitime.
Biznes më profitabil për fermerin në fjalë janë dhitë që ai kultivon.
Raca të cilën e kultivon fermeri është një racë autoktone ballkanike, me tipare të prodhimtarisë së ulët, ndërsa disa nga to janë racë e përzier, shkruan RepublikaOnline.
Raca ballkanike njihet për lëvizshmëri të madhe dhe janë rezistente ndaj temperaturave të ulëta, arsye kjo edhe pse kjo racë gjendet në këto zona me lartësi të madhe mbidetare në të cilat është përshtatur shumë mirë.
Kullota në këto zona malore ndikon edhe në cilësin dhe kualitetin e mishit, qumështit e produkteve të tjera të qumështit.
Hasimi tregon se me këtë biznes janë marr gjithmonë dhe se është biznes i trasheguar.
Fermeri tregon se do vazhdoj të merret me këtë punë, ndërsa nuk e ka në plan të jetoj diku tjetër.
Ai tregon se më parë kishte pasur një numër edhe më të madh të krerëve të dhive, kryesisht, por edhe të deleve e lopëve.
Shitjen e kecave, më saktësisht rreth 400 nga ta, e fillon nga muaji mars, ndërsa kilogrami i tyre sillet nga 3 euro./RepublikaOnline
Për më shumë, ndiqeni videon më posht për të dëgjuar rrëfimin e fermerit: