Ky është 42 vjeçari që vdiq nga goditja e rrufesë

Ka ndërruar jetë Feriz Gashi nga Fortesa.

RahoPress mëson i ndjeri ishte goditur nga rrufeja para pak ditësh, derisa punonte punë bujqësore në arën e tij.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka lëshuar edhe faqja në Facebook e fshatit Fortesë.

“Ka vdekur në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!

Më 6 korrik, Policia e Kosovës e kishte konfirmuar për mediat që Gashi ishte goditur nga rrufeja dhe se ai kishte qenë në gjendje të rëndë.

Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku ka qëndruar deri në ditën e fundit të tij.

“Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kishte dekluar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj.