Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Prishtinë, po shpërndante porositë me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje para mesnatës në Veternik. Siç njofton Policia, një person derisa ka qenë duke vozitur me veturë, ka goditur një person i cili po lëvizte me motoçikletë.

Burime bëjnë të ditur se viktima është 19-vjeçari, Halil Halili nga fshati Halabak i Komunës së Podujevës.

Siç njoftojnë burimet, viktima ka qenë punëtor i “Sach Pizza” dhe në atë kohë kishte dalë me motoçikletë për t’i shpërndarë porositë.

“Veternik, Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.