Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme, priten vendime të mira për qytetarët

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme, shkruan 02Press.com

Në këtë seancë e cila pritet të nis nga ora 11:00 do të diskutohet lidhur me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend.

Rendi i ditës

1. Debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve.

Seanca është thirrur nga LDK dhe pritet të ipen disa propozime konkrete për të mbështetur qytetarët.

Një ndër to është edhe propozimi për miratimin e një pako të re ekonomike si dhe uljen e TVSh për produktet bazike.