Kuvendi shkarkoi pesë anëtarët e KPMSHCK-së

 

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Me 62 vota për, tre kundër dhe 11 abstenime është votuar rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e tyre.

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se diskutimet lidhur me këtë pikë të rendit të ditës kanë përfunduar në seancën e kaluar, por nuk kishte pasë kuorum për vendimmarrje.

Anëtarët e shkarkuar të KPMSHCK-së janë Eshref Shabani, Malsore Gashi-Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehmeti dhe Ardita Haxhnikaj-Demi.