Kuvendi miraton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete

 

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

70 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

 

 

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetët kanë votuar edhe pro propozim-vendimit për riemërtimin e dy komisioneve parlamentare.