Kuvendi mblidhet sërish për të diskutuar pikat e mbetura

 

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë edhe sot punimet e seancës plenare të nisur të enjten e javës së kaluar për të shqyrtuar raportet vjetore të institucioneve të pavarura dhe me pikat e tjera të mbetura të rendit të ditës.

Gjatë pasdites të së hënës, Kuvendi miratoi rekomandimet e komisioneve funksionale përkatëse, për raportet vjetore të institucioneve të pavarura si: Propozim-vendimin për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, shqyrtimin e kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 20211, Raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020, si dhe Raportin e Auditimit të Buxhetit të Kosovës, për të cilin raportoi auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca.

Kuvendi vijoi punimet me shqyrtimin e raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020.

Pikat që do të diskutohen në seancën e sotme:

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

 

\RTV-Okarina\