Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare

 

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Seanca do të fillojë në ora 10:00. Përmes një njoftimi është bërë i ditur edhe rendi i ditës.

Rendi i ditës:

 

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,

5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

 

 

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës:

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

 

\RTV-Okarina\