Formën, ngjyrat të EMBLEMËS së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të tjetërsohen në Skenderaj, pas sa e sa vitesh.!?
Pse bash në këtë EPOPE.!?
Në përbërje te çdo embleme e në zemër të çdo flamuri, përfshihen vlerat më unike, historia dhe identiteti i një kombi.
Por, flamuri i një ushtrie çlirimtare përmban një simbolikë akoma më të veçante.
Formën, ngjyrat e EMBLEMËS së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo Flamurit të Ushtrisë Çlirimtare kanë një thellësi e gjerësi të jashtëzakonshme. Këto janë më shumë se simbole, më shumë se kujtime, janë breza e breza, janë sakrificë, përpjekje e devotshmëri, janë vlera qe përfaqësojnë përpjekjet të një shpirti dhe një synimi të madh të popullit për liri
E kuqja e gjakut dhe e guximit. Kjo ngjyrë përfaqëson zemërgjerësinë, vendosmërinë dhe guximin e tyre për të përballuar sfidat e luftës.
Gjithashtu e kuqja është edhe simbol i rezistencës, një shenjë e një ndërgjegje të fortë dhe vendosjeje për të luftuar për lirinë.
Pse po e tjetërsoni, kush dhe pse.!?
Ku e merreni ketë te drejt te deformoni simbolin me unik te popullit.!?
Ngjyra e Kuqe përveçse të shprehë guximin, ajo gjithashtu paraqet gjakun e atyre që janë rrënjosur për lirinë.
Është një përkujtim i atyre që kanë sakrifikuar gjithçka për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
E ju sot ne këtë EPOPE u përkujdeset te deformoni, devijoni e lakoni siç keni devijuar e lakuar ju dhe shefat e juaj në luftën e UÇK-së a.!?
Turpi i turpit sepse ju turp nuk keni po u’a them ashtu siç merrni vesh ju.!
Oj Pateric me at drejtorin e pa arsimuar ne DKRS, e di qe as ty e lere me ketë drejtorin e juaj qe në konakun e tyre u kanë qite flija “naçallnikëve” hiq me vone se me 4 mars 1998 nuk u’a ninë për shkronjat e arta UÇK, për EMBLEMËN, FLAMURIN e shenjat tjera te saj, por kap shko hiqne a’t flamur te ajo “Kulla Raket” aty tek ura se kurrë, kurrë hiç kurrë UÇK-ja nuk ka pas flamur te bardhë e mjerant, o i padijshëm, “ Mister Bini” apo siç po te quajnë se fundmi“PETULLA”
Autori.Ramiz.R.Shala
Ish – Drejtor për Kulturë, Rini e Sporte ne Komunën e Skenderajt i cili njihet si drejtori me i suksesshëm për nga puna, aktivitetet dhe angazhimet qe prej themelimit te kësaj drejtorie e deri me sot./ Okarina Press/