Vllehët janë një popull që banon kryesisht në Evropës Juglindore. Quhen ndryshe edhe arumunë. Janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, mendohet se vijnë nga ilirët dhe thrakët e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.
Emri vllah, ka prejardhje gjermane, nga fjala Walha, që do të thotë i huaj, i jashtëm, një fjalë e përdorur nga popujt gjermanë për popujt që flisnin gjuhë romane (latine) dhe për fqinjët keltë. Fjala mund të ketë prejardhjen dhe nga fisi kelt Volcae.
Në trojet shqiptare vllehët janë quajtur me disa emra edhe vllahë, gogë, arumunë, çobenj, llacifacë, llahingë (femër vllehe, tashmë në Shkodër kjo fjalë nënkupton vetëm një femër llafazane), xinxarë etj.
Vllehët banojnë kryesisht në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Rumani. Më parë vllehët banonin dhe në Kosovë e Shqipërinë e Veriut, por sot shumica janë asimiluar ose kanë emigruar.