Kush është profesori nga Skenderaj qe e zbuloj helmin qe u hodh në shkolla para luftës

(Kujtime nga helmimet e nxënëseve në Skenderaj)

Që kur zuri fill dhe përgjatë gjithë rrugëtimit, shkolla shqipe u përball me vështirësi nga më të ndryshme, dhe sikur është e pandarë edhe nga vuajtjet e popullit tonë, shkruan protali rajoni.org.

Kujtojmë mbijetesën e shkollës shqipe në Kosovë ne vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, e cila nis me ngjarjet e asaj kohe: segregacioni, helmimet e nxënësve shqiptarë, mbyllja e shkollave, puna në shtëpitë-shkolla, puna e arsimtarëve pa paga etj. Prandaj, një kaptinë e veçantë dhe shumë e rëndësishme në historinë bashkëkohore të mbijetesës se shkollës shqipe është helmimi i nxënësve neper shkolla.

Në shkollën tonë, helmimit i parapriu ndarja e nxënësve serb ne objekte te veçanta me ç’ rast u ngjall dyshimi se diçka jo e mire do te ndodh. Ne gjimnazin e Skenderajt, helmimi i nxënësve shqiptar ka filluar ne muajin mars 1990 dhe zgjati deri kah fundi i majit.

Nxënësve te helmuar u dilnin ne ndihme mësimdhënësit e gjimnazit, te cilët bashkëndieninme vuajtjet e peripetit e tyre, pa e pasur idenë e shkaktarit. Ai qe me shume e vrau mendjen për shkakun e mundshëm, ishte profesori i kimisë Enver Hamza,

 

Ditari origjinal i një dite

Ja qfar shkruan profesori ne ditarin e ti :

Helmimi ndodhi ne mars te vitit 1990 .

Është data 23/03/1990. U helmuan 6 nxënës . U dërguan për ndihme ne spital. Ne baz te hulumtimeve dhe njohurive te mia si profesor I kimis dhe ne baz te vetive kimike dhe fizike te helmit reagues te nxënësit, erdha ne përfundim se helmi ka qen helm kimik nervor I quajtur Tuban dhe Sarin. Sipas mendimit tim, substanca helmuese ka qen me ere te lehte karakteristike pa shije pa ngjyrë, ne gjendje te ngurt me veti sublimimi. Nxënësit e helmuar kanë dhimbje koke, marramendje, shtengim, ngërç, pengim ne frymarrjr, dobësim ne shikim. Ky është mendimi personal I imi.

Nënshkrimi i profesorit.

Sot pas tridhjetë e dy vitesh, profesori kujton se numri i nxënësve te helmuar arriti ne nëntëdhjetë e katër, shumica prej te cilëve ishin femra. Ditari i asaj kohe me emrat e te helmuarve dhe shënime tjera, mjerisht me është zhdukur ne luftë, thotë profesori.

Simptomat e te helmuarve ishin: marramendje, dhimbje koke, shtangie (gërrqe), vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, skuqje te syve, dhe dobësim në shikim. Unë si profesor i kimisë me aq sa kisha njohuri për helmet kimike dhe nga përvoja ime ushtarake i përcillja reagimet e te helmuarve, qe nga klasa ku ndodhte helmimi. Shikoja ne mos kishte gjurmë (ngjyrë, erë, apo ndonjë tjetër mbetje) ne vend helmimin e nxënësve (bangë dhe klasë). Duke studiuar gjendjen e te helmuarve dhe sjelljen e tyre erdha ne përfundim se helmi hidhej kryesisht në hapësira te mbyllura (klasa). Përqendrimi i substancës helmuese ka qene jo i madh, sepse neper kasa helmoheshin disa nxënës, jo krejt klasa, zakonisht nxënësit qe uleshin ne bangat e para apo te fundit. Rastet ndodhnin kryesisht ne orët mësimore pas pushimeve te gjata.

Helmi kishte një erë te lehtë karakteristike, vështirë te identifikueshme. Substanca helmuese duhet te ketë qene ne gjendje te ngurtë, pa ngjyrë dhe me veti te sublimimit (kur substanca kalon nga gjendja agregate e ngurtë ne gjendje te gaztë, pa kaluar ne gjendje te lëngët). Ne bazë te këtyre vetive kimike dhe fizike te helmit, erdha ne përfundim se substanca ishte helm kimik nervor, Taban dhe Sarin.

Ne bazë te këtyre te dhënave dhe për ti ndihmuar nxënësit kam përdorur një substance jo helmuese e cila pati efekte pozitive tek nxënësit e helmuar. Dhe, tanimë nxënësit e helmuar te shkollës sonë i trajtoja vet, dhe me s’kishte nevoje te kërkohej ndihma mjekësore. Për ketë kam pas falënderime prej nxënësve dhe prindërve te tyre. Dhe sot, pas kaq shumë vitesh, ndihem mire për ketë kontribut modest, thotë profesori Enver.