Kush e ka fituar komunën e Dragashit.

 

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fituar komunën e Dragashit.

 

Kjo pas numërimit të votave me postë të ardhura nga jashtë për këtë komunë, shkruan lajmi.net.

Behxhet Xheladini i LDK-së mori 464 vota, ndërsa Shaban Shabani mori 152 vota.

Gjatë periudhës së votimit përmes postës KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletvotime.

Pas vlerësimit dhe verifikimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 696 zarfe të individualizuara me fletëvotime ku prej tyre janë aprovuar 647 ndërsa janë refuzuar 49 për shkak të mos plotësimit të kritereve. /rtvokarina/