Shefja e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila ka folur gjerë e gjatë për rastin e vëllait të saj që publikisht u raportua se ai ishte martuar me një person të gjinisë së njejtë.
‘’Nëse kanë mendu që në atë mënyrë munden me më tëheq prej pozicionit në gabim, me të hesht, e kanë gabim. Këtu flasim për të drejtë elementare njerëzore dhe dashuri. Kush jemi na me e gjyku me atë brutalitet.’’, tha ajo në KTV.
‘’Keq janë ndi familjarët. Vëllai është ndje keq. Ai është shumë i lidhur me Kosovë e familjen. Ka studio, magjistru dhe gjitha i ka mbërri vet, pa ndihën e askujt. Ka ardhë 2-3 herë në vit në Kosovë dhe mbesim të lidhur. Neve si familje na kanë lëndu.’’