Kusari: Deputetët e PDK-së e fyen dhe shanë Gërvallën

 

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka mbajtur në konferencë për media lidhur me seancën e sotme plenare, ndërsa tha se tensionimi i situatës në Kuvend erdhi pas fyerjeve dhe sharjeve në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo tha se qasja që sot synohet të ndërrohet e vërteta me atë që ka ndodhur në vitin 2015, kush e promovoi, kush e votoi dhe kush e instaloi Gjykatën Speciale dhe si sot e perceptojnë dhe deklarohen të njëjtit është për keqardhje.

 

 

“Media të nderuara keni qenë në sallë dhe mund t’i nxirrni pamjet, ndoshta dhe zërimin e fyrjet dhe fjalët që deputetët e partisë demokratike që i kanë bërë. Në veçanti në eskalimin e gjuhës nga deputeti Ardian Kastrati, nga deputeti Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard tahiri.

Ajo tha se historia nuk është aq e largët për t’ju kthy të gjitha deklarime të krerëve dhe përfaqësuesve të PDK, tek ata që ishin në kundërshti të Gjykatës Speciale.

“Dhe sot të krijohet kauzë e rreme nga e njëjta parti ndaj zyrtarëve të qeverisë dhe deputetëve është e papranueshme”.

Ajo tha se Kuvendi ka qenë arenë e dramave edhe më herët… “ka pas raste kur deputetë të pozitës që kanë qenë kanë akuzuar për vrasje e pastaj kanë vazhduar të bashkë qeverisin”.

 

 

Kusari më tej tha se nuk mund t’i thotë fjalët që deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i ka drejtuar kah deputetët.

“…Nuk mund të them fjalët që deputeti Memli Krasniqi i ka drejtuar kah deputetët… Deputeti Krasniqi  ka treguar se nuk e ka as nivelin minimal të mirësjelljes… sharjet e ofendimet nga vendi janë diçka e padëgjuar për mua personalisht në Kuvendin e Kosovës”.