Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë po kryen stërvitjet e përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.
“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.