Kurti udhëton për në Bruksel për takimin e paralajmëruar me Vuçiq

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook i cili tha se takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por parapërgatitje për agjendën e tij.

“Siç kemi thënë në vazhdimësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm. Aty kryeministri Kurti do të paraqesë vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari.

 

 

Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai”.

 

\RTV-Okarina\