Kurti të martën në Bruksel, merr pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Kurti atje do të jetë me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë  se kjo darkë shërben si mundësi e mirë diskutimi për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunim bilateral me BE-në.

 

 

“Me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, kryeministri Kurti nesër do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ajo shërben si mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian”, tha Kryeziu.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel prej kur ka marrë detyrën në mars të këtij viti.