Kurti takon Ambasadorin e Turqisë

 

 

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se ambasadori Sakar ka uruar Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje

 

“Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftim.