Kryeministri, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Në takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Pendarovski mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.
Ndërkohë që sot Pendarovski u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Të dy presidentët vazhduan takimin e tyre pa praninë e mediave, e që pas përfundimit të këtij takimi presidentët e të dyja vendeve u deklaruan për mediat.
Pendarovski ësgtë pritur në takim edhe nga kryeparlamentari, Galuk Konjufca.
\RTV-Okarina\