Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Zejnullah Grudës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvebdosje, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda.

Kurti thotë se Grudia ishte profesor i shquar, diplomat me kulturë, profesionist briland, qytetar i ndershëm, njeri fisnik e intelektual i angazhuar.

Ai shton se nuk mund të bisedoje me Grudën pa mësuar diçka të rëndësishme prej tij.

“Profesor i shquar. Diplomat me kulturë. Profesionist brilant. Qytetar i ndershëm. Intelektual i angazhuar. Njeri fisnik. Zejnullah Gruda na la dje në ditën e mësuesit. I tillë ishte: mësues, për të gjithë ne që e njohëm; nuk mund të bisedoje me të a të lexoje nga ai pa mësuar diçka të rëndësishme prej tij”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

 

Profesor i shquar. Diplomat me kulturë. Profesionist brilant. Qytetar i ndershëm. Intelektual i angazhuar. Njeri fisnik….

Posted by Albin Kurti on E Diele, 7 Mars 2021