Kosova detyrohet të bisedoj nga Brukseli me ata që e vranë e masakruan, ekonomia dhe shteti i kosoves esht peng I bisedimeve mbi 20 vite dhe gjithqka vjen sepse brukseli nuk dëshiron të merzis një shtet kriminel si serbia ndërsa udhëheqësit tane kukulla nuk pranojnë ndihmë nga Presidenti Erdogan…
Nga Podujeva, ku po qëndronte për vizitë, kryeministri Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje presidentin të Turqisë, Rexhep Erdogan, në lidhje me gatishmërin e tij për të ndërmjetësuar në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Me një gjuhë të matur, Kurti e ka refuzuar “ndihmën” turke, duke thënë se dialogu zhvillohet në Bruksel.
Z.Kurti, me një gjuhë diplomatike, ka deklaruar tutje se ndihma e miqve është e mirëseardhur, duke theksuar se Turqia është një aleate e Kosovës.
“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, deklaroi Kurti nga Llapi, shkruan Nacionale.
E mos ardhjen e Erdoganit në Kosovë, Kurti tha se vizita e presidentit të Turqisë lidhet më shumë me Bosnjën.
Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, shtoi Kurti.
Çfarë tha z.Erdogan?
Presidenti turk ka disa ditë që po qëndron në Ballkanin Perëndimor, në një vizitë që përfshiu Bosnjën, Serbinë, e Kroacinë.
Gajtë vizitës në Serbi, e ku u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme që në mënyrë konstruktive dhe të paanshme, të ndërmjetësojë mes Kosovës e Serbisë kurdo që i kërkohet Turqisë.