Kurti refuzon debatin televiziv me Enver Hoxhajn

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka thënë jo ofertës për debat televiziv të propozuar nga kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai ka treguar edhe arsyen pse e refuzon këtë ofertë.

“Partitë e tjera po garojnë për vendin e dytë e as unë e as zonja presidente nuk kemi çka kërkojmë në atë garë”, ka thënë Kurti.