Kurti priti në takim ambasadoren e Francës së bashku me një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim

 

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë ka takuar ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel së bashkë me nje një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), të përbërë nga Dominique Hautbergue, udhëheqës i Zyrës Rajonale së AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Cécilia Maronnier, atashe e bashkëpunimit në Ambasadën Franceze në Kosovë, Florence Dobelle, shefe e rajonit për shërbim ekonomik, dhe Mirela Mata, udhëheqëse e Misionit strategjik dhe operacional të AFD-së për Shqipëri dhe Kosovë.

Fushëveprimtaria e AFD-së në Ballkanin Perëndimor përqendrohet në katër prioritete kryesore: zgjidhje e qëndrueshme urbane, menaxhim i qëndrueshëm i territoreve dhe ruajtja e burimeve natyrore, mbështetje për tranzicionin e energjisë dhe modele të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse ekonomike dhe politike.

Ndërsa, Hautbergue ka thënë se deri në fund të këtij viti, investimet nga AFD-ja në Ballkanin Perëndimor do të arrijnë deri në 400 milionë euro, ndërsa Kosova tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Francën, marrëveshje kjo e cila e mundëson veprimtarinë e AFD-së në Kosovë.

 

 

“Kryeministri Kurti e falënderoi delegacionin për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Franca ka dhënë për Kosovën. Ai tha se dy shtyllat kryesore të programit qeveritar janë punësimi dhe drejtësia. Me delegacionin nga AFD-ja u diskutua edhe për fushat me interes të përbashkët, sikurse zhvillimi i sektorit privat, energjia e ripërtëritshme, modernizimi i infrastrukturës dhe përkrahja me ekspertizë të nivelit qendror dhe lokal qeverisës”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

 

\RTV-Okarina\