Kurti pranon urime nga pesë shtete

 

Kryeministri i Ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Italisë,  Mario Draghi, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.

 

 

Ai është uruar për fillimin e punës në krye të Qeverise së Republikës së Kosovës dhe i është ofruar bashkëpunim ndërshtetëror.

/RTV-Okarina/