Kurti paralajmëroi krijimin e një pakete legjislative për mbrojtjen e ambientit

 

Sot, Kryeministri I Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në aktivitetin “Thuaju jo qeseve të plastikës”.

Në fjalën e tij, Kurti i falënderoi të gjithë për iniciativën teksa edhe paralajmëroi krijimin e një pakete legjislative për mbrojtjen e ambientit.

“I falënderoj për iniciativen. Kosova shteti ynë si shtëpia e popullit tonë duhet ta ketë një dysheme sociale dhe kulm solid ambiental.

Të kujdesemi për ata më të varfër, më të dobët apo të sëmurë me nevoja të veçanta, njëkohësisht duhet ta kuptojmë që burimet natyrore janë të pafundme, janë mjedis jetësor, jo vetëm lëndë e parë. Kjo iniciativë shumë e mirë. Kemi nevojë për përgjegjësi institucionale”.

 

 

Kryeministri Kurti po ashtu tha se duhet të krijohet një grup punues e të bëhet paketa për mbrojtjen e ambientit.

“Të krijojmë grup punues, që marrin pjesëminitri të caktuara më komision paralamentar por edhe bizneset që ta bëjnë paketën legjistalive për mbrojtjen e ambientit duke pasë parasysh praktikën evropiane.

Duhet ta synojmë zvogëlimin e plastikës, duke pasur ndjeshëmëri se mbase marketet e mëdha e bëjnë më kollaj sesa shitësit e marketet e vogla”.

/RTV-Okarina/