Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti në konferencë për media ka falënderuar qytetarët që kanë votuar sot.
“Qytetarët u bën bashkë morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetuan që zgjedhjet sot ishin referendum. Ky referendum për drejtësi e punë e kundër kapjes së shtetit u fitua. Është diçka e pashembullt për Kosovën e pasluftës. Dua të falënderoj çdo qytetarë që kanë votuar sot.”
“E falënderoj presidenten në detyrë, Vjosën Osmani për përkushtimin e saj. Dua të falënderoj policët që kanë garantuar sigurinë. E me këtë listë të falënderimeve ata që i dua më së shumti, aktivistët që s’dinë të ndalen asnjëherë. Falënderoj oponentët politik për garë fer dhe i uroj reformë të suksesshme.”
“Rruga përpara është e gjatë do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim. Nuk do të hakmerrem por do të kërkoj përgjegjësi ndaj secilit. Drejtësi pa hakmarrje. Kjo fitore nuk është për mua e as për LVV, kjo fitore është e juaja”, tha Kurti.