Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett ka shprehur bindjen se shumë shpejtë do të formohet Qeveria e re.
Në një njoftim të Vetëvendosjes thuhet se po ashtu është biseduar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve.