Kurti në takim me homologun e tij në Bruksel, kërkoi liberalizimin e vizave

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitat në Bruksel.

Ai është pritur në takim këtë të mërkurë nga homologu belg, Alexander Decroo.

“Vizitën time dyditore në Bruksel, në shtëpinë e institucioneve të Bashkimit Evropian, e nisa me një takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander Decroo”.

 

 

“I shpreha prioritetet tona për punë dhe drejtësi, angazhimin tonë drejt BE-së dhe kërkova liberalizim të vizave”.

“U pajtuam që ta rrisim bashkëpunimin ekonomik.”, tha Kurti.

\RTV-Okarina\