Kurti ndan nga 100 euro për pensionistët punëtorët e sektorit privat dhe publik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, po mbajnë konferencë për media.

Kurti ka prezantuar masat e reja në kuadër të pakos të cilat kanë për qëllim shtimin e mbështetjes për qytetarët.

Ai thotë se për muajin prill do të dyfishojnë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë.

“Pensionistëve do tia ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill.

Për here të pare do të mbështesim me shumë të njëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat.

Në kuadër të kësaj mbështetje do të ndajmë edhe për mbi 18 mijë zyrtar publik.

Po ndajmë nga 100 euro për të gjithë punëtort privat dhe ata publik”, tha Kurti.